DURRËS, më 25 nëntor 2014 – Hafiz Ali Podgorica ka qenë kryebashkiaku i parë i Durrësit. Busti i tij i derdhur në bronz pozicionohet në një shesh antik rreth 10 metra larg Bashkisë së qytetit bregdetar. Atij i dedikohet ngritja e flamurit në mes të Durrësit, më 26 nëntor të vitit 1912, dy ditë përpara shpalljes së pavarësisë së vendit në Vlorë.
Hafiz Ali Podgorica, shqiptar nga Mali i Zi ishte një klerik i lartë i besimit mysliman, i shquar për veprimtarinë e tij patriotike, i cili e drejtoi Bashkinë e Durrësit nga viti 1909 deri në 1912. A nuk është e dhimbshme që ky bust, me rëndësi historiko-kulturore për qytetin dhe vlerat durrsake është dëmtuar? Ndonëse ndodhet aq pranë Bashkisë, i ka shpëtuar vëmendjes së saj. Busti i kryebashkiakut të parë të Durrësit ka nevojë për disa rregullime të menjëhershme. A do të mundësohet vallë realizimi i tyre ?!
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





