Elseid Hysaj ishte i pafat në ndeshje ndaj Bayern, ku Lazio fitoi 1-0.

Mbrojtësi shqiptar e nisi si titullar përballjen, por la fushën përpara kohe për shkak të një dëmtimi në kavilje.

30-vjeçari nuk mundi të vijonte më lojën dhe u largua në minutën e 60-të.

Nga ekzaminimet e bëra, Hysaj pritet që t’i mungojë Sarrit 2 deri në 3 javë, por nuk përjashtohet edhe një rikthim edhe më i hershëm.

30-vjeçari këtë sezon nuk ka luajtur shumë ndeshje në Serie A, por ato në Champions League, trajneri e ka zgjedhur titullar.