Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka dhënë një lajm të keq për tifozët e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se është dëmtuar dhe se do të humbasë ndeshjen e fundit me Guangju në kampionatin e Koresë së Jugut.
“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falenderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre”, shkruan Jasir Asani.Sfida e tij e fundit ishte ajo për raundin e pestë në Champions-in aziatik. Asani u aktivizua si zëvendësues më 27 nëntor dhe shënoi golin e vetëm të takimit, ndërsa shkoi në kuotën e shtatë golave duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
Asani rifitoi besimin e Guangju pas Europianit me Shqipërinë, teksa tashmë mbyll kampionatin e këtij viti në Korenë e Jugut.