Lajmi i keq për atleten Luiza Gega. Në kuadër të përgatitjeve për Botërorin, gjatë seancës së djeshme stërvitore, Gega ka pësuar një dëmtim të rëndë. Ky lëndim nuk mund të riaftësohet në kohë dhe kësisoj, atletja ka humbur Botërorin.Kampionia e Europës ka pësuar një dëmtim në këmbë, gjatë ditës së djeshme. Ajo ka ndier dhimbje të vazhdueshme dhe pas vizitës në një nga klinikat e specializuara në Tiranë, mësohet se mjekët i kanë bërë me dije se e ka të pamundur të rikuperohet në kohë për botërorin, i cili zhvillohet në Londër.Gega ishte e vetmja atlete shqiptare që do të merrte pjesë në evenimentin kaq të rëndësishëm të Atletikës, duke synuar të garonte me 3000 m/p më 9 gusht.
Pas kësaj, Shqipëria nuk do të përfaqësohet me asnjë sportist.Një muaj më parë, u dëmtua edhe atleti Izmir Sdmajlaj. Kampioni i Europës në kërcim së gjati, pësoi gjithashtu një dëmtim në stërvitje që i mohoi pjesëmarrjen në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Dëmtimi i Gegës dje, ishte një tjetër goditje për sportin, që ndër vite i ka dhuruar emocione dhe arritje të mëdha Shqipërisë.