Mjeti i një efektivi policie është dëmtuar me lëndë plasëse nga persona të paidentifikuar. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar xhami i përparmë dhe pjesa e brendshme e mjetit, në pronësi të shtetasit A.D, 50 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Mirditë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, të datës 19 qershor në Bardhaj të Mirditës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”.





