Një nënstacion elektrik, 20000 volt është dëmtuar nga ndërhyrja e një subjekti privat në Tiranë.
Për pasojë, OSHEE njofton se ka mbetur pa energji elektrike zona pranë liqenit dhe kopshtit zoologjik.
Njoftimi i OSHEE:
Një subjekt privat ka dëmtuar fiderin 20kV duke lënë aktualisht pa energji elektrike një pjesë të zonës pranë liqenit – kopshti zoologjik.
Ekipet e OSSH Tiranë janë duke manovruar për rikthimin e energjisë përmes skemës unazë.