Për shkak të përmbytjeve të 5 ditëve më parë, rruga e Currilave në Durrës është dëmtuar.
Bashkia ka nisur punën për riparimin e saj.
“Rruga e Currilave është dëmtuar si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.
Ekipet kanë nisur punën për rikthimin e rrugës në gjendjen e mëparshme brenda pak ditësh”,- shkruan në një postim në rrjete sociale kryetarja e bashkisë Emiriana Sako.





