Ndërsa mendohej se të rinjtë që protestuan pasditen e sotme në Durrës do të shpërndaheshin qetësisht ata janë drejtuar sërish drejt sheshit “Liria” dhe kanë nisur të shkatërrojnë dekorin e vendosur me rastin e festave të fundvitit.

Këtij shkatërrimi nuk i kanë shpëtuar as pema së cilës i është vënë flaka dhe as zbukurimet e ndryshme të vendosura aty, të cilat jane demtuar.

Ata i janë afruar edhe godinës së bashkisë, por siç duket nga pamjet filmike që sjell operatori i DurrësLajm, efektivë të shumtë të policisë së rendit kanë formuar një brez mbrojtës para institucionit të qeverisjes vendore.

Pas largimit të të rinjve nga sheshi, pas mbetën dekorimet e dëmtuara…