Një person ka pësuar dëmtime fizike në trup pas një incidenti në portin e Durrësit.

Shtetasi F. O., vjeç  62, banues në Durrës, ka qenë duke mbushur një bombol 10 litërshe me oksigjen, dje rreth orës 12:00.

Aksidentalisht, bën të ditur policia, është hapur rubiniteria që bën kalimin e oksigjenit nga kompresori për në bombol, dhe si pasojë ai është dëmtuar në pjesë të trupit.

Aktualisht raportohet se ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si ngjarje aksidentale.