KRUJË– Një tjetër rast i sulmeve me tritol në Krujë. Një sasi lëndë eksplozive ka shpërthyer mëngjesin e ditës së sotme në një dyqan, i cili ndodhej në katin e parë të një godine 4 katëshe.
Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë vendosur gjatë natës në dyqan një sasi prej 200-300 gramë tritol, duke shkaktuar dëmtimin e kornizë së objektit dhe panik tek banorët e zonës.
Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetasit Muharrem Hocja, i njohur si një nga biznesmenët më të mëdhenj të zonës, gjithashtu dhe i angazhuar në politikë.
Nga burimet thuhet se është e katërta herë që Muharrem Hoces sulmohet me tritol. Sulmi i parë ka qenë në vitin 2010.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorëve te ngjarjes.
Forcat e policisë së Krujës po vijojnë kryerjen e veprimeve të para hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e autorit dhe motivit të ngjarjes.





