Viti i ri nuk ka nisur aspak siç duhet për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është dëmtuar gjatë takimit mes Bournemouth dhe Everton në kampionat.

Në minutën e 19-të sulmuesi kuqezi provoi të godiste portën kundërshtare, por tentativa e tij ishte e dobët dhe i shkaktoi një dëmtim. Ai provoi të vazhdonte, por pas pak minutash u detyrua të zëvendësohet nga trajneri i tij në minutën e 32-të.

Pas atij dëmtimi në pulpë që e mbajti jashtë fushave për disa kohë, Broja ka pësuar tashmë një tjetër dëmtim që do të vlerësohet në vazhdim.