Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një firme të përpunimit të duraluminit në Durrës, ku një punëtor është dëmtuar rëndë nga një makineri dhe si pasojë ka humbur jetën.
Viktima është shtetasi D.N. 50 vjeç.
Durrës/Informacion paraprak:
Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, shtetasi D. N., 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.