Një aeroplan i Austrian Airlines u ul i sigurt në Vjenë pasi një stuhi të fortë breshëri, që i dëmtoi pjesën e parme. Siç raportohet, avioni u ndesh me stuhinë pasi u nis nga Palma de Mallorca në orën 15:55 të dielën.
Fotot e postuara në internet tregojnë dëmet që iu shkaktuan aeroplanit. Në incidentin e së dielës, pilotët austriakë shpallën gjendjen emergjente dhe u ulën në mënyrë të sigurt në Vjenë, tha linja ajrore në një postim në X. Asnjë pasagjer nuk u lëndua.