Dëmtohet sërish instalacioni me polesterol “I love Durrës” që është vendosur në shëtitoren “Taulantia”. Pas dëmtimit të njërës prej shkronjave, dëmtime të tjera i janë shtuar instalacionit shumëngjyrësh në breg të detit.
Fotot e shkrepura nga operatori i “DurrësLajm” tregojnë dëmtimet e shumta që i janë bërë instalacionit në vende të ndryshme.
Duket se dhe instalacioni që mban emrin e qytetit nuk i ka shpëtuar dëmtimit që më parë kanë pësuar statujat e vendosura përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe në disa nga lagjet kryesore të qytetit.
Fillimisht instalacioni “I love Durrës” u vendos në sheshin “Liria”, në qendër të qytetit me rastin e Ditës së Verës, më pas u spostua në shëtitoren buzë detit.





