Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht këtë të enjte. Mësohet se 65-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në vendin e punës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Barbas, Petrelë.

Policia bën me dije se shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.