Pep Guardiola mund të mos e ketë në dispozicion për tre muajt e ardhshëm sulmuesin Leroy Sane. Futbollisti i Kombëtares Gjermane dëmtoi rëndë kaviljen pas ndërhyrjes brutale të Joe Bennett të Cardiff City-t në FA Cup.

Vetë klubi nga Manchesteri në një komunikatë zyrtare njoftonte se Sane kishte dëmtuar ligamentet e kaviljes së majtë, por pa përcaktuar kohën e nevojshme për rikuperimin e plotë të tij.

Të dielën, pas ndeshjes, Pep Guaridola theksoi se bëhej fjalë për minimumi 2-3 javë jashtë, por gjasat janë që trajneri spanjoll të mos e ketë të gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Futbollisti i Cardiff City-t kërkoi falje publikisht më rrjetet sociale për ndërhyrjen e rëndë ndaj Sane.