“Pensionin e merrni ku të dëshironi, me vetëm një klikim”, kështu është shprehur Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale.

Denaj shprehet se tashmë transferimi i arkës paguese, si dhe dosjes së pensionit mund të bëhet kudo që jetojnë pensionistët.

Kërkesa për ndryshimin e vendit të tërheqjes së pensionit nga të moshuarit mund të bëhet nëpërmjet portalit “e-Albania” apo edhe në arkën postare, ku pensionistët dëshirojnë ta tërheqin pensionin e tyre.

Ministrja Denaj thekson se falë sistemit të “e-Albania” ndihmohen qytetarët dhe eliminohen ecejaket nëpër sportele.