Teksa vrasësi i 8 kushërinjve të tij, Ritvan Zykaj mbërriti në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit, është pritur me protesta nga të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj kohë më parë.

Teksa mbanin pankarta në duar me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat, ata kërkonin dënim me vdekje për kriminelët.

Nënë e bir u masakruan në shtëpinë e tyre, krim që u maskua si zjarr rënie, por që policia dhe prokuroria e zbardhen ngjarjen duke zbuluar autorët dhe motivin.