Është dhënë vendimi i gjykatës së Krimeve të Rënda për bandën e vrasësve me pagesë.

Sipas vendimit të sotëm, kreu i kësaj bande Admir Tafili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërsa për anëtarë e tjerë të bandës, gjykata ka vendosur që Kristi Pine me 10 vite burg, Elson Merdani me 35 vite, Alfred Qefalia me 27 vite burg, ndërsa 25 vite burgim janë dhënë për Dritan Peksanin.

Po ashtu, me 20 vite burg është dënuar edhe Klajdi Shermandhin.Në gjykim kanë qenë 13 persona të akuzuar për vrasje me pagesë.

Tre prej anëtarëve të bandës akuzohen për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim”, ndërsa të tjerët për vepra të rënda penale si “vrasje”, “vetëgjyqësi”, “sigurim kushtesh për kryerjen e veprës penale”, “armëmbajtje pa leje”.

Të dënuarit:

1-Admir Tafili, burgim i përjetshëm

2-Kristi Pune 10 vite burg 

3–Fatos Koka 5 vite burg 

4-Dritan Peksani 25 vite burg 

5-Alfred Qefaliaj 27 vite burg

6-Klajdi Shermandhi 20 vite burg

7-Elson Merdani 35 vite burg 

8-Dhimitër Zito 3 vite 

9-Aleksandër Gora 8 vite burg 

10-Alban Beqiraj 4 vite burg