4 janar 2014 – Jang Song-Thaek, xhaxhai i turpëruar i diktatorit Kim Jog-Un, nuk u vra as me pushkatim ose injeksion. Ai është mbyllur në një kafaz së bashku me 5 nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe 120 qen dhe është lënë pa ngrënë për 3 ditë. Ndërkohë qentë e uritur e kanë ngrënë të gjallë. Lajmi së bashku me detajet e llahtarshme u publikua në një raport në gazetën “Singapore’s Straits Times”, e cila shkruan se ektezkutimi erdhi me aktin e tmerrshëm “quan jue” ose ekzekutimi i qenve.
Përvec cilësimit si të “korruptuar” asnjë detaj në lidhje me ekzekutimin e Song-Thaek nuk u bë publik. Sot, kur ka kaluar thuajse një muaj, që nga dhënia e lajmit për ekzekutimin e tij, mediat në Hong-Kong flasin për një skenar horrori. Kim e quan xhaxhain e tij 67-vjecar, tradhtar, feminist dhe llum i neveritshmë njerëzor më keq se një qen.
/balkanweb/





