Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e sotme dënimin me dy vite burg të kryetarit të zgjedhur tv Himarës, Fredi Belerit.

I ftuar në një program televiziv, Lubonja e ka cilësuar vendimin si goditje politike, teksa thekson se ky është akti shkeljes së të drejtave të njeriut.

Fatos Lubonja: E kemi diskutuar shpesh herë këtë. Për mua nuk ka asnjë dyshim, kjo është një goditje politike.

Ajo që vras mendjen sot është se nga vjen ky guxim për të shkelur ligje. Mirë më shqiptarët, por edhe me shtetin grek që ka një lloj mundësie dhe autoriteti për të të bërë dëm.

Kam një dy tre hipoteza dhe nuk i ndaj dot cila është e vërteta. A kemi të bëjmë një hall më të madh sesa halli i burgosjes së Belerit, cili është ky hall i madh? Ndoshta mund të jetë një humbje e sensit të realitetit. Edhe shokut Enver kështu i dukej sikur udhëhiqte gjithë Evropën.

Është ajo çështja e detit, që mund të hyjë këtu. Të gjitha këto janë hipoteza. Por që akti është shkelje e të drejtave të njeriut, kjo s’ka diskutim fare.