Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë nga Nju Jorku për televizionin francez “TV5MONDE”.
Ai është pyetur dhe për dënimin e ish-kryeprokurorit shqiptar Adriatik Llalla.
Rama tha se po bëjmë një luftë të hapur ndaj korrupsionit dhe arrestimi i tij është një fakt.
“Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar flet vet. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e së drejtës dhe dua të shtoj luftën kundër trafikut të drogës.
Së pari nuk jemi një përjashtim në Europë, së dyti po flasim për sasi. Jemi ndër vendet me sasi më pak të konsiderueshme. Dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme në këtë drejtim”, ka thënë Rama ndër të tjera.





