Mançester Siti u dënua nga UEFA me 2 vite përjashtim nga Kupat e Europës, duke bërë që shumë lojtarë të mendojnë largimin nga kjo skuadër.Megjithatë kjo nuk i ndalon pronarët e klubit anglez, të marrin në pronësinë e tyre edhe klube të tjera. “City Football Group” janë shumë afër marrjes së pronësisë së klubit francez Nansi, që militon në Ligue 2
.Gjithçka për marrjen e pronësisë së klubit francez po shkon në rrugën e duhur dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.“City Football Group” përveç Mançester Sitit kanë në pronësinë e tyre edhe klube si, Xhirona, Nju Jork Siti, Melbërn Siti, Jokohama Marinos dhe Montevideo Siti.





