Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi reagoi pas dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg, një vendim i Gjykatës së Apelit që la në fuqi vendimi e Gjykatës së shkallës së parë.
Sipas Këlliçit, ‘të dënosh me burg një deputet të opozitës përse denoncon vëllain trafikant droge të ministrit të Brendshëm, kjo vetëm në Shqipëri ndodh’.
“Që të ashtuquajturat ‘Organe të Reja të Drejtësisë’ janë një vegël në duart e regjimit, këtë nuk ka shqiptar që nuk e di tashmë! Mjafton vjedhja me inceneratorët, 5D, portin e Durrësit dhe konçensionet në shëndetësi, për ta vërtetuar lehtësisht këtë fakt! Të dënosh me burg një deputet të opozitës përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, kjo vetëm në Shqipëri ndodh!!!
Ndërkohë që Ervin Salianji sot u dënua me burg nga gjykatat politike të Ramës, Armando Lilo i Fatmirit dhe Erionit, ai i 7 kateve pa leje, vijon grabitjen e miliona eurove me pronat e falura dhe falsifikuara nga vetë dyshja Xhafa – Veliaj!
Një deputet i opozitës sot dënohet përse denoncon vjedhjen e trafikun, ndërsa hajduti i kapur në flagrancë me Grupin e Strukturuar Kriminal 5D, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, na shitet si model suksesi e vijon të vjedhë Tiranën ditën për diell! Ky standard është i padëgjuar në asnjë vend të botës”, shkruan Këlliçi në Facebook.