Lidhur me vendimin e GJKKO për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm me 3,4 muaj burg, ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili shprehet se u vërtetuan akuzat e bërë nga partia që përfaqëson.

Sipas Bashës, edhe kryeministri Edi Rama mbështet grupe kriminale nëvendin tonë.

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin, dëshmon sa të vërteta kanë qenë akuzat e PD për përfshirjen e ish ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Faktet e përfshirjes së tij në një grup të struktuar kriminal, janë dëshmi e qartë se në krye të bandës është Edi Rama, njeriu që e emëroi, mbrojti dhe përdori çdo mekanizëm për të zvarritur dënimin e vartësit të tij. Saimir Tahiri dhe Lefter Koka janë vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit që ka për autor dhe zbatues Edi Ramën!”-shkruan Basha.