Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, por ndryshe nga vendimi i parë, Tahirit i hiqet mundësia për konvertimi i dënimit në shërbim prove.
Duke qenë se Tahiri është i pranishëm në seancë, vendimi i Apelit është i ekzekutueshëm menjëherë.
Tahiri ka refuzuar që të fliste për mediat nga salla e gjyqit.
Pritet firmosja e urdhrit të arrestit nga prokurorët dhe ish-ministri do të dalë me pranga në duar nga Apeli i GjKKO-së.