Familja e njohur e rrjeteve sociale, Kozak dhe Denisa, po shijojnë ditët e para me anëtarin e tyre më të ri.
Çifti mirëpriti së fundmi në jetë fëmijën e tyre të dytë, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Masson.
Ndërkohë që ndjekësit ishin shumë kuriozë të shihnin portretin e të voglit dhe të zbulonin se kujt i ngjante më shumë, ka qenë vetë Denisa ajo që e ka shuar këtë dilemë.
Përmes një InstaStory shumë të ëmbël ku Masson shfaqet duke fjetur, Denisa ka etiketuar partnerin e saj dhe ka pranuar hapur humbjen në “luftën e gjeneve”.
“Kozak Junior” – ka shkruar ajo krahas fotos, duke konfirmuar me humor se djali i tyre i dytë është një kopje e vërtetë e babait të tij.






