Gjykata e Apelit në Amsterdam ka dënuar me nga 4.5 vite burg tre shqiptarë, tutorë prostitutash.
Sipas medieve holandeze, ata kanë detyruar 6 femra nga Holanda dhe Republika Çeke që të ushtrojnë aktivitetin e prostitucionit.
Ndërsa të dënuarit kanë deklaruar përpara gjykatës se gratë ishin të dashurat e tyre.
Por prokuroria pretendon se vajzat janë çuar aty për të prostituuar, të cilave u kërkoheshin rreth 1 mijë euro në ditë. Shqiptarët më pas arrinin të kryenin pastrimin e parave, duke i dërguar ato në Shqipëri.
Në vitin 2013, të akuzuarit u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë pikërisht prej këtij pretendimi.