Gjykata e Posaçme e Apelit dha ditën e sotme vendimin përfundimtar për bandën e Cërrikut.
Trupa gjykuese vendosi dënimin me burgim të përjetshëm të tre prej anëtarëve të grupit.
Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu) janë 3 personat e dënuar me burgim të përjetshëm.
Këta shtetas janë dënuar për shkak të masakrës të ndodhur në Cërrik në vitin 1997, ku mbetën të vrarë 6 gardistë.
Gjithashtu u la në fuqi vendimi i shkallës së parë për 9 të pandehurit e deklaruar fajtorë, dhe nga Apeli u deklaruan fajtorë edhe ata të pandehur që ishin deklaruar pjesërisht të pafajshëm për ndonjë episod.
Anëtarët e bandës së Cërrikut u rigjykuan në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Në Apel SPAK u përfaqësua nga prokurori Adnan Xholi.