KUVAJT, 11 qershor 2013 – Huda al-Ajmi, një mësuese 37 vjeçe u dënua me njëmbëdhjetë vjet burg pasi shkroi në Twitter fraza të gjykuara si fyerje kundër Emir Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah, i cili është quajtur nga Ajmi si i "imunizuar" dhe i "paprekshëm" nga Kushtetuta.
Vendimi u mor nga një gjykatë në Kuvajt, një nga vendet e Gjirit që konsiderohet si me e moderuar.
Sipas Al Jazeera, gruas i janë shtuar tre akuza, e pesë vite burg për Emirin, pesë për nxitje për ta rrëzuar atë dhe një vit për keqpërdorimin e telefonit.
Me një total prej 11 vitesh, është dënimi i shqiptuar nga gjykata për këto krime në Kuvajt.
Huda al-Ajmi është edhe gruaja e parë që përballet me një vendim kaq të rëndë.





