Rumani, 9 prill 2014 – Sozia rumune e Angelina Jolie, është dënuar me 4 vjet burg, pasi një shofer taksie e akuzoi atë se e kishte kërcënuar se do ta vriste kur ai kishte refuzuar të bënte seks për të tretën herë. Nicolae Stan, 35 vjeç, i ka thënë policisë se Luminita Perijoc, 31 vjeç, e ka detyruar atë nëpërmjet kërcënimit me thikë, për të kryer seks oral gjatë incidentit të ndodhur në vitin 2012. Ai tregon se e ka takuar Perijoc, kur ajo i kërkoi ta dërgonte në apartamentin e saj në qytetin e Tuleca, në lindje të Rumanisë, dhe kur doli nga makina i kërkoi shoferit numrin e telefonit në mënyrë që të siguronte shërbimet e tij përsëri. Pas disa orësh ajo e telefonoi taksistin, për t’i kërkuar që t’i dërgonte në shtëpi disa shishe verë.

Kur ajo hapi derën, e tërhoqi shoferin brenda shtëpisë dhe e detyroi të kryenin marrëdhënie seksuale. “Kur unë refuzova, Perijoc nxorri një thikë 10cm dhe më detyroi të hiqja rrobat”,- ka thënë taksisiti për gjykatën. Nicolae Stan deklaroi se ai arriti të izolohej në një prej dhomave të gjumit dhe lajmëroi policinë nga telefoni i tij celular. Policia ka konfirmuar se e ka shpëtuar Stan nga apartamenti i një gruaje gjysmë të zhveshur dhe e kanë dërguar atë në spital. Perijoc u dënua me katër vjet heqje lirie, pasi gjykata hodhi poshtë pretendimet e saj se ajo ishte viktima.

Nicolae Stan thotë se jeta e tij është bërë tepër e vështirë pas kësaj ngjarje.

“Është e tmerrshme, të gjithë flasin për mua. Askush nuk e kupton pse unë e refuzova atë, por ata nuk e kuptojnë si është kur një grua e çmendur të kërcënon me thikë. “Mendoj se çdokush do ta kishte të pamundur të performonte me një thikë në fyt, edhe nëse do të ishin me mis Rumaninë. Ajo mori një thikë dhe më detyroi mua të zhvishesha dhe bëjë seks me të. Por ajo nuk kënaqej dhe kërkonte të vazhdonim akoma. Kur unë e refuzova ajo më kërcënoi nëpërmjet thikës të bënim seks oral”,- ka deklaruar babai i tre fëmijëve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/