ITALI – Një 45-vjeçar është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për vdekjen e 23-vjeçares Paola Caputo, ngjarje e ndodhur mes 9 dhe 10 shtatorit të vitit 2011. Fotografi Soter Mule akuzohet se i ka shkaktuar plagë të rënda edhe një vajze tjetër. 

Mësohet se Caputo ka vdekur gjatë praktikimit të lojës erotike “Shibari” në garazhin e një pallati në Romë. 

“Shibari” është një praktikë erotike me origjinë japoneze që konsiston në lidhjen e partnerit dhe kthimin e tij në skllav. 

Kjo vajzë kishte përfunduar në koma, menjëherë pas praktikimit të kësaj loje nga 45-vjeçari Mule.