Ish-kryebashkiaku i Krujës, Shkëlzen Hoxha, do të qëndrojë në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.

Ai u gjet fajtor në lidhje me abuzimin me një tender për sistemimin e një përroi në Krujë me vlerë 8 milionë lekë.

Treshja gjykuese me kryesues Ded Miri dhe Alfred Gjoni e Marçela Shehu, vendosi t’i pezullojë dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.

Gjithashtu, gjykata e Krujës urdhëroi që Shkëlzen Hoxhës t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë trevjeçare.