6 qershor 2015 – Lirim Ahmetaj, 34 vjeç së bashku me një tjetër shqiptar, vodhën më 6 dhjetor 2014 një dyqan cigaresh në qytezën e Sossanos në Provincën e Vincencës. Ata vodhën 2 000 euro bileta ‘Gërvisht dhe fito’, kasën regjistruese të dyqanit me 300 euro brenda dhe cigare me vlerë 200 euro.
Gjykata e dënoi Lirimin me 2 vjet burg dhe 400 euro gjobë. Në vend të vuajtjes së dënimit, Lirimi do të dëbohet menjëherë nga Italia, pa të drejtë hyrje në Itali për një periudhë 10-vjeçare.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/