sh kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi u dënua sot nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion me 1 vit burg.
Ndërkohë duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar ajo kryen vetëm 8 muaj.
Ish- kryetarja e bashkisë së Libohovës, akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”.
Lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.
Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin.