Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar ditën e sotme me 15 vite burg Domart Konjarin, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Shkallës të Parë.
Konjari është i akuzuar nga autoritetet franceze si “koka” e grupit të trafikut të kokainës në 4 shtete evropiane.
Në prill të vitit 2020, SPAK kërkoi që Gjykata të dënojë me 15 vite burg Konjarin. Ai akuzohej nga autoritetet e drejtësisë franceze si njeriu që ka drejtuar grupin e trafikut të kokainës nga Franca, Italia, Belgjika dhe Hollanda. Në dosjen e Konjarit, janë edhe përgjimet e anëtarëve të grupit të kokainës, të cilët bënin edhe pastrimin e parave dhe paguanin korrierë të rremë për të mos u zbuluar.





