Kantautori i njohur Boiken Lako është dënuar me 3 vite burg nga gjykata e Tiranës për ndërtim të paligjshëm.

Shkak për dënimin e tij janë bërë punimet e kryera në ambientet e një godine të marrë me qira me qëllim ndërtimin aty të një studioje muzikore.

Në fund, me aplikim të gjykimit të shkurtuar dhe të pezullimit të dënimit, këngëtari është dënuar me 3 vite shërbim prove. Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT.