Brazil, 1 qershor 2014 – Edinho, djali i legjendës braziliane Pele, është dënuar me 33 vjet burg për pastrim parash dhe trafikim droge. Ish-portieri brazilian për herë të parë është arrestuar në vitin 2005 dhe ka qëndruar në burg për lidhje me trafikantët e drogës në qytetin e Santosit. 
Gjatë karrierës si futbollist, 43-vjeçari ka luajtur si portier me ish-klubin e babait të tij, Santos. Edinho ka pranuar se është i varur nga droga, por i ka hedhur poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike. Ai pritet të apelojë vendimin e gjykatës. 

Edinho është djali i tretë i Pele nga martesa e tij e parë dhe ishte vetëm pesë vjeç kur familja e tij u transferua në New York, pasi babai i tij luante për klubin Cosmos. 

/agjencia  lajmeve “Dyrrah”/