Një 30-vjeçar nga Porto Sant’Elpidio, me origjinë shqiptare, ka përfunduar në burg dhe është dënuar me pesë vjet e dy muaj burg për trafik droge. Ai është kapur me 5 kg kokainë të pastër.

Droga u gjet në një fund të dyfishtë poshtë bagazhit të makinës së përdorur nga 30-vjeçari. Kokaina, nëse do të shitej e pastër, do të jepte fitim rreth 500 mijë euro.

Kalimi në shitje me pakicë dhe përzierja do të kishte dyfishuar vlerën. Ai bënte pjesë në një organizatë të madhe multietnike, e përbërë nga 17 persona për të cilët është ende në pritje një procedurë e veçantë gjyqësore.