Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbrëmjen e djeshme ra në pranga Tauland Djaloshi, 28 vjeç,  banues në Mjedë të Shkodrës.

Autoritet italiane, me vendim datë 28.09.2015 e kanë dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.