Raportimet nga Irani kanë bërë të ditur se në këtë vend është ekzekutuar një 18-vjeçar, i cili ishte dënuar për dhunim dhe vrasje të një vajze të vogël kur ishte në moshën e adoleshencës.

Thuhet se Irani e ka marrë një hap të tillë pavarësisht thirrjeve të Kombeve të Bashkuara dhe organizatës Amnesty International për ndalimin e ekzektuimit të tij.

Shefi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili për provincën e Teheranit ka thënë se ekzekutimi është kryer sot në mëngjes, bazuar në raportimet e mediave lokale.

Amirhossein Pourjafar, ishte vetëm 16 vjeçar kur ishte dënuar me vdekje në shtator të vitit 2016, për veprat dhunim dhe vrasje të një vajze gjashtë vjeçare të komunitetit afgan në Iran.

Fillimisht ekzuetimi i Pourjafar ishte planfikuar për muajin tetor të vitit të kaluar, mirëpo vendimi ishte shtyrë për shkak të presionit ndërkombëtar.

Amensty Inernational i ka kërkuar Teheranit të ndalojë vdekjen e Pourjafar, duke thënë se Irani ishte nënshkruese e një traktati ndërkombëtar për ndalimin e ekzekutimit të personave që kryejnë krime nën moshën 18 vjeçare.

Iran ndëshkon me vdekje rastet e lidhura me dhunim, vrasje dhe trafikim të drogës. /REL