7nëntor 2015 – Një shqiptar, pronar i një lokali të njohur nate në Kardif së bashku me 4 anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e kokainës, me vlerë 1 milion stërlina janë gjetur fajtor nga gjykata “Neëport Crown Court” në Uells. Sipas portalit “Wales Online” në krye të këtij grupi kriminal ishte Fatos Hasa, pronar i lokalit “Lab 22”, të cilit iu kapën 3 kg kokainë dhe 7 kg Kanabis. 50 oficerë policie morën pjesë në operacionin e koduar “Operation Bounty” në Mars dhe Prill 2015 për arrestimin e këtij grupi kriminal. Fatos Hasës 32 vjeç iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina. Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për konspiracion në mbajtjen dhe shitjen e lëndeve narkotike dhe u dënua me 8 vite burg. /Top Channel/
Dënimet për anëtarët e grupit
Fatos Hasa, 8 vite burg
Lorenc Hasa 68 muaj burg;
Naldi Metaj 68 muaj burg;
Dardan Merdhoqi 34 muaj burg;
Sharif Omar 40 muaj burg