27 maj 2015 – Shqiptari Xhevair Myftari, është dënuar të enjten e kaluar me tetë vjet burg nga drejtësia kanadeze.
Myftari i cili prej vitesh jetonte në Kanada ka vrarë kunatën e tij Julia Vlashin, 3 vjet më parë duke e goditur 19 herë me mjete të mprehta.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit ku kunata i kërkonte të mjekohej, pasi Myftari ishte diagnostikuar që në Shqipëri me probleme skizofrenie.
Por, dënimi i tij me 8 vjet burg për këtë krim, nuk është pritur aspak mirë nga familjarët e viktimës.
“Nuk jam aspak i kënaqur me sistemin e drejtësisë kanadeze. Dikush u qëllua 19 herë, dhe ju i jepni vetëm 8 vite burg? Jam i zhgënjyer”, rrëfen Anastas Vlashi, njëri prej familjarëve për ‘CTV News’.
Pas përfundimit të dënimit, pritet që Myftari të ekstradohet në Shqipëri.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/