Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë për dënimin e sulmit në veri të Kosovës, Banjskë, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë kosovare.

“Kërkesë për mocion dhe miratim Projekt-Rezolutë “Për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në Veri të Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e në rajon”, thuhet në kërkesë.

Në rezolutën e PS, dënohet sulmi i armatosur dhe të organizuar terrorist mbi Policinë e Kosovës më datë 24 shtator 2023, ku humbi jetën punonjësi i Forcave të Policisë së Kosovës dhe shkaktoi dy të plagosur në radhët e saj.

Gjithashtu në këtë rezolutë shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit dhe kërkohet që Beogradi të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse.