Vetëm gjatë 72 orëve të fundit në qarkun Durrës nga Policia Rrugore janë vendosur 43 masa administrative nga raportimet në “Komisariatin Dixhital”, 29 masa nga raportimet në numrin pa pagesë 112, si dhe 14 masa nga denoncimet në adresën zyrtare të Policisë së Shtetit në Instagram për shkelje të ndryshme, si parkime të gabuara, parakalime të gabuara, shkelje semafori, apo për përdorim të sistemeve shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese (fenelina).
Përditë e më shumë po rritet bashkëpunimi dhe besimi i qytetarëve me Policinë, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin.
Policia Rrugore e qarkut Durrës ka reaguar në kohë dhe me paanshmëri duke ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.





