Akuza të rënda janë ngritur ndaj kryetarit të bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, në një denoncim nga qytetari dixhital në faqen e Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në mesazh shkruhet se Kokomani abuzon me tenderat pasi kërkon të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa sipas denoncuesit, ai iu bën presion qytetarëve të blejnë beton në firmat e tij.
"Këtë person duhet ta hetojë prokuroria pasi ka vrarë nje person kur punonte polic në rrethana të mistershme nuk flitet sepse e ka ndihmuar Haki Çako ngaqë është mik me të," përfundon mesazhi te Berisha.
STATUSI I PLOTË
Keto jane vjedhjet dhe abuzimet e Gjushit te Shijakut!
Mbi te leshohet edhe nje akuze tejet e rende.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje .kryetari bashkis shijak hajduti kryesor ne bashkin shijak tenderoi tenderin e ndertimit te nje shkolle ne bashkin e shijakut me nderyrjen direkte te tij 766 milioni me 140 milioni me shum se ofertat tjera.kryetari kerkon te blej votat se po vijn zgjedhjet.qe esht me e keq ka 2 firma betoni qe punojn ne lumin erzen edhe shteti nuk nderhyn se esht e Ardian Kokomanit kryetari te bashkise.ky cdo gje qe ndertohet dhe behet ne shijak e bon qe betoni te meret tek ai .cdo gje qe eshte bere ne shijak betoni duhet ta maresh te ky perndryshe i bon presion qytetareve.ky person duhet ta hetoje prokuroria se ka vrare nje person kur punonte police po ne rrethana te mistershme nuk flitet sepse e ka ndihmu Haki Cako qe tja zhduki ato ngaqe eshte mik me ate