Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, në të cilën shihet një adoleshent, i cili qëllon me armë në ajër, në oborrin e gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës. Sipas Berishës, policia e Durrësit ka fshehur ngjarjen në fjalë.

DurrësLajm komunikoi me policinë e Durrësit dhe mësoi se po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme, por deri më tani pranë policisë nuk ka asnjë denoncim as nga drejtoria e shkollës dhe as nga stafi pedagogjik. Pas verifikimeve, policia e Durrësit pritet të dalë me një njoftim për shtyp.

Denoncimi i plotë te Berisha:

Qellohet me arme zjarri ne oborrin plot nxenes te gjimnazit Naim Frasheri ne Durres!

Nerkopolicia si zakonisht fsheh krimin!

Lexoni denoncimin dhe shikoni videon e nxenesit dixhital. sb

Persh dua tju derg nje vidio nga gjimnazi i naim fresheri ne dr ku adoleshenti ne prani te nxenesve dhe mesuesve qellon me arm ne ajer policia fsheh krimin.