Arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani, ishte lajmi kryesor që pushtoi mediat ditën e sotme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin e oficerit dixhital, i cili thekson se brenda policisë shqiptare flitet se Çekaj ishte pjesë e klanit Rama, dhe për këtë arsye kryeministri është "palosur keq". Sipas denoncimit, pas marrjes në pyetje nga policia gjermane do të dalin shumë mistere që do të trondisin qeverinë.

Ja statusi i Berishës:

Edvinit po të ngushtohet rrethi! sb

“Mirembrama doktor,jame punonjes i policise se antidroges.Ketu flitet se Edi Ramen e ka palosur keq lajmi i arrestimit te Arber Cekaj nga policia gjermane e cila esht per tu pershendetur pasi siç keni denoncuar edhe ju,dihet se Durresi dhe Tirana qe nga shkurti gumezhijne se klani politik prites i 613 kg kokaine e paster esht fiks klani Rama ndersa si kaparpagues gumezhima thot se jane dy me te afermit e Rames Gjushi dhe Çela, sidoqoft hetimet gjermane do zbulojne te gjithe te verteten mbi implikimin e klanit Rama ne kete afere.Drite te metejshme ne kete megaafere po hedhe edhe hetimi edhe vrasjes e Lagjit ne Kolumbi lidhje kryesore e klanit siçilist me kartelin e droges ne Kolumbi!Ditet dhe javet e ardhshme duke si fundi i Rames dhe narkoshtetit te tij.me respekt..”