Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore denoncon dëmtimin e urës prej druri të Zvërnecit që e lidh zonën me manastirin.
Ky forum e quan situatën e trashëgimisë sot si në kohë lufte. “Ura e drurit për në Zvërnec, pjesë e trashëgimisë dhe pejsazhit kulturor, që vitin e shkuar u propagandua si restaurim i suksesshëm nga zj Kumbaro, është reduktuar si vetë Instituti i Monumenteve…”, theksojnë përfaqësuesit e forumit duke publikuar dhe foton nga vendi.