Një prind nga Durrësi ka denoncuar një rast flagrant, ku në shkollën 9-vjeçare “Vasil Ziu” iu bëhet presion fëmijëve për të sjellë lekë për shumë objekte që janë në përgjegjësi të pushtetit lokal.

Sipas prindit denoncues, drejtorëesha e kësaj shkolle ju ka kërkuar nxënësve të paguajnë 1000 lekë të reja.

Prindi ka shkruar për JOQ.al:

"Te lutem denoncojeni këtë rast, sepse drejtoresha e shkollës Vasil Ziu në Durrës, u ka bërë presion fëmijëve nëpërmjet mësuesve të paguajmë 1000 leke të reja për rojën e shkollës dhe qejfin e Drejtoreshës për të blerë 3 laptopë, magnetofona dhe të lyejmë shkollën, kur gjithçka i takon Bashkisë.”